Emisioni “Rruga drejt” në ALSAT, solli një reportazh ekskluziv nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, mjekët e së cilës dhe personeli mjekësor që nga fillimi i pandemisë janë përballur me virusin Covid-19.
Reportazhi sjell pamje nga Klinika, që i ka regjistruar kamera e ALSAT por dhe rrëfimet e pacientëve të prekur nga virusi Korona, disa prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.
Në këtë edicion të emisionit debatues, “Rruga drejt” sjell dhe pikëpamjet dhe vrojtimet e mjekëve të klinikës, të cilët pareshtur apelojnë që të respektohen masat dhe të ketë sa më shumë kujdes nga qytetarët.