Ekipit e televisioneve Tv Telma dhe Klan Maqedonia kanë realizuar reportazhe në Klinikën Infektive në Shkup, ku kanë paraqitur pamje tmerruese nga të sëmurit me virusin COVID-19, njofton KDP.
Zaim Selmani nga Kumanova ka folur haptas para kamerave. Si prind i dy fëmijëve, ka qenë i hospitalizuar në gjendje të rëndë – me 99 për qind mosfunksionim të mushkërive shkaku i virusit. Si shumë të tjerë, ai nuk kishte besuar se koronavirusi ekziston.
“Erdha i vdekur. Mjekët më shpëtuan jetën. I falenderoj Zotit. Tash më presin fëmijët në shtëpi”, thotë Selmani derisa nuk i përmban lotët.
Tregime të trishta ka regjistruar edhe ekipi i Televizionit Klan Maqedonia, si media e parë që u fut në këtë klinikë për të siguruar pamje.
https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/708723649945454/