Me fillimin e pandemisë COVID-19 kemi kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti ynë dhe se nga sa gjëra mund të ndikohet.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Duhanit nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” organizuan një sërë aktivitetesh në qendrën e qytetit të Strugës për të informuar qytetarët në lidhje me rrezikun që duhani paraqet për shëndetin e tyre.
Aktivistët e pajisur me maska dhe me doreza, duke praktikuar distancën shoqërore intervistuan qytetarët dhe i informuan ata në lidhje me efektet e dëmshme të duhanpirjes të cilat duhanpirësit zakonisht i neglizhojnë, këtë nxënësit e realizuan me anë të disa projekteve dhe eksperimenteve.
Duhani llogaritet si vrasës i mbi 8 milionë njerëzve, por ndikon negativisht edhe te ata që nuk e përdorin si dhe në mjedisin tonë.
Aktualisht duhanpirësit kanë gjasa më të larta për t’u prekur më rëndë nga koronavirusi dhe një sërë sëmundjesh të tjera.
Nxënësit besojnë se aktivitetet e tyre do prekin ndërgjegjen e duhanpirësive ashtu që ata të kuptojnë dëmin që i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve.