E shtunë, 24 Maj, 2025

INTERVISTË, HRISTIJAN MICKOVSKI: NËSE LSDM ORGANIZON ZGJEDHJE NË QERSHOR, LE TË SHKOJNË VETËM  

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha të hënën mbrëma në emisionin “Klan Debat” se nuk do të pranojë zgjedhje të menjëhershme, ku nuk do të ketë kushte për proces zgjedhor, përcjell KDP.

“Nuk mundemi që nga një gjendje e jashtëzakonshme të shkojmë në fushatë. Nuk mund qytetarët ta resetojnë trurin dhe nga jonormalja përnjëherë të kalojnë në normale.”, tha ai dhe shtoi:”Ne jemi për kompromis. Të ulemi e t’i shohim argumentet e ta gjejmë kohën e duhur për zgjedhje. Patjetër t’u lëmë qytetarëve një periudhë për tranzitim nga gjendja e jashtëzakonshme ne zgjedhje”.

Nëse LSDM vendos që të organizojë zgjedhje, Mickovski tha se i dëshiron sukses dhe “le të marrin pjesë vetëm ato”. I pyetur a do t’i bojkotojë VMRO-DPMNE ato zgjedhje eventuale, Mickovski me përgjigje: “Gjithçka është e mundur”.

Ai tha se duhet t’u falënderojmë policëve dhe personelit mjekësor që parandaluan të përhapet më shumë pandemia. Po ashtu, tha Mickovski, kontribut japin edhe shitësit dhe punëtorët tjerë që siguruan vazhdimësi të jetës.

Sa i përket qeverisë, Mickovski tha se “në pjesën e ekonomisë kaluam në mënyrë katstrofale”.

“E harruam zv/kryeministren e ekonomisë, ministrja e financave u humb. Ministri i shëndetësisë e filloi mirë, por tash mori udhëzime nga kryetari i tij në parti që të lehtësojë masat pasi kështu u konvenon. Ne e dimë deklaratën e një funksionari të BDI që tha se dy javë pasi të ketë 0 të sëmurë atëherë mund të flasim për zgjedhje. Tash kemi rritje të numrit, a themi hajde shkojmë në zgjedhje”, tha Mickovski.

Paramendoni, nënvizoi ai, “çka mund të ndodhë nëse tash fillojmë fushatën në tubime, tregje e rrugë”.

“Nuk mund të vendosni orë policore dy ditë, e pastaj ti hapni lokalet. Një herë kërkojnë 30 ditë gjendje e jashtëzakonshme, pas një jave kërkon zgjedhje. Në këtë atmosferë çdonjëri do të thotë politikanëve u interesojë vetëm karriget”, tha Mickovski.

Ai theksoi se ne nuk e dimë nëse në shtator do të ketë zgjedhje. Por, shtoi se “duhet të konsultojmë ekspertë që ta shohim kur virusi e humb intensitetin me qëllim që kah fundi i gushtit mund të krijohen kushte që të kemi një fushatë normale”. “Në këtë periudhë nuk mund të ketë sëmundje respiratorë. Nëse e krahasojmë me periudhën tash me fundin e verës, atëherë varianti i dytë është më i pranueshëm”.

“Këtë nuk e them për qëllime politike, por vërtetë dëshiroj të përfundojë pandemia dhe ta mundim Zaevin në zgjedhje. Në të kundërtën, rrezikojmë njerëzit të mos dalin ne votime”, tha Mickovski.

Nëse tash shkojmë ne zgjedhje, sipas tij, ato nuk do të jenë kredibile. “Kroacia do të shkojë në zgjedhje, por nuk kishte gjendje të jashtëzakonshme. Serbia disa javë para ka lehtësuar masat. Ne kemi 70 ditë gjendje të jashtëzakonshme”.

“Të gjitha shtetet e ndihmuan ekonominë, por ne jo. Masat ishin të parealizueshme dhe nuk sollën asgjë për ekonominë. Çështja është se me kodin zgjedhor 60 ditë para zgjedhjeve askush nuk mund të bëjë asnjë pagesë. Dikush mund ta thejë ligjin, por do të përfundojë në burg. Do mbahen zgjedhjet, do të fitojmë dhe të gjitha zotimet për ndihmë ekonomisë ne do ta realizojmë”, tha Mickovski duke komentuar masat e ekonomisë të qeverisë.

https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/2687888661457967/

Të fundit