Nga gjithësej 31 qytete të prekura me COVID-19, nëntë prej tyre tani më kanë mundur sëmundjen dhe kanë 0 të infektuar, dhjetë qytete me rrethinë numërojnë ndër 5 të infektuar, tre qytete kanë prej 5-10 të infektuar, katër qytete kanë prej 10-30 të infektuar kurse katër qytete kanë prej 30 deri më 69 të infektuar, njofton KDP.
Qytetet që janë çliruar nga virusi janë Dibra, Strumica, Gjevgjelia, Kriva Pallanka, Radovishi, Krusheva, Vallandova, Dellçeva dhe Kratova.
Kurse qytetet me më shumë raste aktive janë Shkupi (176), Prilepi (69), Tetova (60) dhe Velesi (53). Për më shumë shiheni infografikën e KDP: