Një bombë molotov ka plasur brenda territorit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë mbrëmjen e sotme, para Parlamentit.
Mësohet se po ashtu është gjetur edhe një tjetër koktej molotovi në tokë, e paplasur jashtë Parlamentit.
Ende nuk ka informacione mbi ngjarjen në fjalë, dhe nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit. Ndërkohë që duhet theksuar se zona në fjalë ka shumë pak lëvizje, sidomos gjatë orarit të shtetrrethimit.
Sipas pamjeve të sjella nga agjencia e fotografive LSA, duket edhe tym që del nga brenda rrethimit të xhamisë që është ende në ndërtim, ku mësohet se po digjet një kontenier.