Presidenti i shtetit Ilir Meta e ka dënuar aktin e shembjes së Teatrit. Në një postim në Facebook ai ka thënë se kjo “është një damkë e zezë për mafien në pushtet”.
“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”
“Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.”
“Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.”
“KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.”
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3012408472138739/
Ka reaguar ashpër lideri i PD-së opozitare, duke e quajtur kryeministrin të çmendur.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2807240072736773/
Agjencia shtetërore e lajmeve ATSH ka publikuar foto me të cilat pretendon se Teatri ishte i ndërtuar me materiale të dobëta, pa mundësi rikonstruktimi dhe me rrezik për aktorët dhe publikun.
https://ata.gov.al/2020/05/17/fotogaleri-kushte-te-frikshme-sigurie-teatri-kombetar-i-ndertuar-me-kompensata-kartona-dhe-tallash/
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zërave kritikë që me protesta të dhunshme kanë kundërshtuar realizimin e këtyre projekteve madhore.
Ai ka publikuar një video ku tregohen projektet e realizuara këto vite në Tiranë, duke theksuar se janë po ata të njëjtët që protestonin për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit.
Në video paraqiten disa nga investimet kryesore në kryeqytet ku po këta zëra ishin kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, kundër Sheshit Skëndërbej, kundër Pazarit të ri, kundër Bulevardit të ri, ishin kundër Arenës Kombëtare, kundër këndit të dytë të lojërave në Parkun e Liqenit, kundër Kalasë së Tiranës dhe kundër Unazës së Madhe dhe Parkut Rinia.
Rama thekson se të njëjtët persona që ishin kundër këtyre projekteve në fillim, janë të njëjtët edhe sot kundër Teatrit Kombëtar.
“Janë të njëjtët. Ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë. Nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot”, thekson Rama.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157771158866523/