E enjte, 12 Shtator, 2024

ASLLANI: NESËR VENDOSET PËR LEHTËSIM TË MASAVE

Në një intervistë ekskluzive për Klubin e Debatit Politik Zv. ministi i Shëndetësisë, Armend Asllani, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të merret vendim nëse nga java e ardhshme do të kemi lehtësira të masave dhe hapje e disa bizneseve. Ai në këtë intervistë ka shpjeguar edhe për mënyrën se si do të punojnë restorantet dhe kafenetë. Asllani thotë se  Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Shëndet Publik janë duke përfunduar planin e skriningut, i cili do të fillojë javën e ardhshme te grupet më të rrezikuara të qytetarëve, te të punësuarit në shëndetësi, në çerdhe, shtëpitë për pleq, përfaqësues të policisë dhe grupe të tjera. Ai ka folur edhe për hapjen e kufijve me vendet fqinjë dhe më gjerë.

Intervistën e plotë në formën multimediale mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/KlubiDebatitPolitik/videos/243555090213809/

Të fundit