Rusia regjistroi sot numrin rekord të rasteve të koronavirusit për ditën e tretë me radhë, pasi 7.933 persona të tjerë rezultuan pozitivë për virusin.
Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 u rrit në 114.431, ndërsa më shumë se 211,000 njerëz u vunë nën mbikëqyrjen mjekësore, sipas të dhënave të lëshuara nga ekipi i urgjencës.
96 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 1,169, ndërsa numri i rikuperimeve u rrit në 13,220./Bota.al