E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Të sakrifikohen pleqtë për të shpëtuar kapitalizmin, një mendësi kriminale që gjen vend edhe në mediat perëndimore

Nga Enver Robelli

Në një ese në numrin e fundit të së përjavshmes gjermane DIE ZEIT nënvizohet se tok me krizën e koronës po kthehen edhe mentalitete të rrezikshme, për shembull pashmangshmëria e viktimës.

Domethënë: le të vdesin pleqtë në mënyrë që të jetojë ekonomia.

Ose: sakrifiko njerëz për kapitalizmin.

DIE ZEIT përmend gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung, e cila dikur ka qenë një gazetë serioze dhe tani është shpeshherë një zëdhënëse e shumë marrëzive.

Në këtë gazetë brenda pak ditësh janë botuar tri tekste jashtëzakonisht johumane.

Një sipërmarrës thotë: të vdesin pleqtë dhe të shpëtojmë ekonominë nga vetëvrasja.

Një ekonomiste që prezantohet edhe si “influencuese” thotë: jeta vazhdon, prandaj kapitalizmi duhet të mbijetojë.

Një profesor i letërsisë e kundërshton moralin e barazisë.

Domethënë: në këtë krizë nuk duhet të jenë të gjithë të barabartë.

Sepse kjo e rrezikon kapitalizmin dhe pastaj edhe krejt njerëzimin.

Gazetari anglez Jeremy Ëarner (nga Telegraph) mendon se po vdiqën pleqtë, rinohet ekonomia dhe i hiqet barra sistemit pensional.

Të fundit