Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka dalë me propozim për lehtësim masash, ndërkohë që rekomandohet mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e distancës sociale në ambiente të hapura. Ora policore do të shkurtohet gjatë ditës, duke filluar nga ora 19:00, ndërkohë që gjatë fundjavës ora policore do të fillojë nga ora 13:00 ditën e shtunë dhe do të zgjasë deri më ora 5:00 të ditës së hënë.
Autore: Xhumadije Ibrahimi
Pas karantinës 85 orëshe gjatë këtij uikendi që shkoi, ministri i shëndetësisë ka paralajmëruar masat tjera, të cilat do shkurtojnë orën policore gjatë ditës, por edhe gjatë uikendit. Në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit janë regjistruar më pak raste të infektuar me Covid 19, ndërkohë që është rritur numri i rasteve të shëruara.
Paraprakisht, edhe kryeministri Oliver Spasovki ka paralajmëruar se qeveria tashmë ka një plan për hapje në fillim të muajit maj. Shkurtimi i kufizimit, gjegjësisht i orës policore, ndërkohë përcillet me mbajtjen e maskës në hapësira të mbyllura dhe me ruajtjen e distancës sociale në ambiente të hapura.
Për një nuancë do të lehtësohen masat restriktive për lëvizje në Maqedoninë e Veriut. Për tri orë do të shkurtohet ora policore gjatë ditëve të punës, ndërsa në fundjavë do të fillojë të shtunën në orën 13 deri të hënën në mëngjes. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi vazhdim të orarit për lëvizje për personat e moshuar dhe të rinjtë në vend. Maska mbrojtëse do të jetë e nevojshme në çdo ambient të mbyllur, ndërsa distanca fizike prej dy metrash në të gjitha ambientet e hapura në vend.
Ora policore të fillojë nga ora 19.00 kurse gjatë fundjavës të fillojë nga e shtuna në orën 13.00 deri të hënën në ora 05.00 të mëngjesit, ka propozuar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Qytetarët detyrimisht të mbajnë maska në hapësira të mbyllura dhe të respektohet distanca prej dy metrave. Kriza korona në vend amortizohet me sukses, shprehin bindjen autoritetet shëndetësore, për të cilën arsye për një nuancë do të relaksohen restrikcionet për qëndrim në shtëpi, përkatësisht do të shkurtohet ora policore.
“Propozohet që të bëhen ndryshimet në vijim. Ora policore të fillojë çdo ditë në orën 19, në vend të orës 16 siç ka qenë deri më tash. Me këtë do të ketë orë shtesë që qytetarët t’i kryejnë obligimet, të blejnë artikuj në dyqane. Për personat e moshuar të vazhdojë orari i lëvizjes në vend prej në orën 10 deri në 12, tani prej 8 të mëngjesit deri në 12 të drekës. Vazhdim i orarit të lëvizjes për të rinjtë deri në 18 vjet, nga ora 13 deri në orën 16. Propozohet që ora policore gjatë fundjavës të vazhdojë, por me orar të shkurtuar, të fillojë prej të shtunën në orën 13 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit”, ka theksuar ministri Venko Filipçe.
Prej tani qytetarët do të duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, siç janë dyqanet ose tregjet. Ndërsa në ambientet të hapura ta mbajnë distancën e rekomanduar fizike prej 2 metrave.