Autore: Erisa Zykaj
Eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian votuan me shumicë votash në favor të rekomandimit të Parlamentit Evropian për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.
Eurodeputetët mbështetën metodologjinë e rishikuar të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Evropian në shkurt. Kjo metodologji pritet t’i japë një impuls të ri, parashikueshmëri dhe dinamizëm procesit të zgjerimit, si dhe të krijojë besim të mjaftueshëm te shtetet anëtare hezituese, përmes marrjes në konsideratë të shqetësimeve të tyre. Sipas eurodeputetëve, kjo gjë që çoi në vendimin e Këshillit të Ministrave për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Raporti i rekomandimit të Parlmaentit Europiajn nënvizon, se zgjerimi ka qenë një nga politikat më të suksesshme të BE-së që kontribuon në zgjerimin e demokracisë, paqes dhe prosperitetit në të gjithë Evropën dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE ka qenë një nxitje për reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor. Parlamenti këmbëngul që BE të sigurojë standarde të qarta dhe të qëndrueshme të anëtarêsimit, mbështetje të vazhdueshme dhe matje të përparimit në reforma gjatë gjithë procesit. Ky institucion ve theksin mbi koherencën midis procesit të zgjerimit dhe zhvillimeve politike në BE, për të inkurajuar pjesëmarrjen graduale të vendeve të Ballkanit në programet e BE-së para anëtarêsimit në BE.
Pas votimit, Ilhan Kyuchyuk, raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut u shpreh, se reforma e BE-së dhe përpjekja për të formuar rrugën e saj përpara në të ardhmen mund dhe duhet të shkojnë paralel me procesin e zgjerimit.
Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli