E hënë, 19 Maj, 2025

MAJLINDA BREGU: BALLKANI ME KORRIDOR JESHIL NË KOHË KORONAVIRUSI

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjishme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka deklaruar se, më në fund, janë tejkaluar problemet e shkaktuara si rezultat i vendosjes së masava kufizuese, përfshirë edhe mbylljen e kufijve, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Duke folur për TV Klan Macedonia nga Sarajava, zonja Bregu saktësoi se aktualisht nëpër 14 vendkalimet kufitare në gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor dhe në 18 të tjera me vendet e Bashkimit Evropian, është i mundshëm qarkullimi i mallrave dhe pajisjeve mjekësore. Janë tejkaluar edhe problemet në pikën kufitare të Merdares mes Kosovës e Serbisë.

‘Sot (e hënë), pesë prej gjashtë vendeve të rajonit kanë miratuar dhe po implementohet një dokument i cili u harua nga komuniteti i Transportit dhe CEFTA dhe që ka të bëj pikërisht me përcaktimin e asaj që ne e quajtëm si korridor jeshil për lehtësimin e kalimit të mallrave priopritare, kryesisht të pajisjeve mjekësore dhe të mallrave që janë të domosdoshëm për qytetarët, pra ushqimet,’- tha kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, duke vlerësua se tani kemi një qarkullim normal të mallrave mes vendeve të Ballkanit Perendimor: ‘Pikat kufitare funksionojnë dhe maksimumi I pritjes është deri në dy orë’- tha zonja Bregu.

Duke folur për mbështjetjen ndërkombëtare të ekonomive të rajonit për shkak të dëmeve nga pandemia e Covid-19, Bregu vlerësoi se përkundër disa dallimeve në Bruksel, Ballkani Perendimor nuk është në gjendje që vet të përballojë dëme kaq të mëdha të shkaktuara nga kjo pandemi:

‘Ne nuk mund të themi sot që Bashkimi Evropian është actor dhe contributor i parëndësishëm në skemën e ndihmës për t’u përballur me situatën e pandemisë nëpër të cilën po kalojmë sot. BE-ja ka aktivizuar rreth 410 milion euro për mbështetje bilaterale, pra ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit tonë,’- tha Bregu duke shtuar se krahas kësaj janë akorduar edhe 290 milion euro të tjera për gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor të cilat do të përdoren për rimëkëmbje social-ekonomike.

‘Një lajm shumë i mirë ishte përfshirja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Fondin e Solidaritetit me arsyetimin se tashmë kanë nisur procesin e çeljes së negociatave. Pra, së bashku me të gjitha vendet anëtare të BE-së, plus me katër vendet e Ballkanit Peren dimor, është një fond prej 800 milion euro dhe janë kosto të cilat do të përdoren për pajisjet mjekësore dhe për politika të tjera të cilat kryesisht shkojnë në fushën e mjekësisë,’– tha kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal duke nënvizuar se pandemia ka për të ndikuar edhe në rishikimin e rritjes ekonomike nëpër vendet e Ballkanit Perendimor.

Të fundit