Gjëndja shëndetësore e Boris Johnson, i cili po lufton prej disa ditësh në spital me koronavirus, është përmirësuar ndjeshëm.
Pas disa ditësh në terapi intensive me oksigjen, “Daily Mail” raporton se kryeministri Johnson tashmë është ngritur në këmbë dhe po bën ecje të shkrutra.
Kryeministri britanik duket se e ka kaluar rrezikun dhe tani është në gjendje të flasë me mjekët e tij, ndërsa i ka falënderuar ata për kujdesin e jashtëzakonshëm. Mjekët thonë se gjendja e tij është e mirë, por ai duhet të pushojë akoma për të marrë plotësisht veten.