E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Dr.Fauci: Bota mund të mos kthehet kurrë më në normalitetin e para-koronavirusit

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha një konference shtypi të hënën se bota mund të mos kthehet kurrë në “normalitetin” që njihej para shpërthimit të koronavirusit, raporton FOXNEWS, përcjell KDP.

Ai tha se gradualisht do të kthehemi atje ku mund të funksionojmë sërish si shoqëri, por, edhe me një vaksinë, virusi do të jetë një kërcënim i madh.

“Kur të kthehemi në normale, ne do të kthehemi në atë pikë ku ne mund të funksionojmë si shoqëri,” tha ai. “Nëse dëshiron të kthehesh në para-koronavirus, kjo mund të mos ndodhë kurrë në kuptimin se kërcënimi do të jetë i pranishëm. ”

Që në fillim të së martës në mëngjes, koronavirusi është fajësuar për 74,000 vdekje globalisht. Ekspertët e shëndetit në disa prej zonave më të goditura kanë raportuar një rënie të infeksioneve të reja, por SH.B.A.-të presin një javë shumë të vështirë.

Fauci tha se njerëzit duhet të jenë të përgatitur për një ringjallje vitin e ardhshëm, kjo është arsyeja pse zyrtarët që luftojnë kundër pandemisë po bëjnë presion për një vaksinë dhe prova klinike për ndërhyrje terapeutike, kështu që “do të kemi ndërhyrje që nuk kemi pasur në fillim të pandemisë”.

Ai tha të hënën se është i inkurajuar për terapitë dhe “i sigurt se për një periudhë të shkurtë kohore do të marrim një vaksinë të mirë, se kurrë nuk do të duhet të kthehemi në një situatë siç jemi tani”.

Të fundit