E martë, 18 Shkurt, 2025

INJEKSION QEVERITAR PËR MBIJETESËN E KOMPANIVE

Deri më tani nuk ka shifër të saktë për dëmet ekonomike, sepse gjërat ndryshojnë çdo moment, deklarojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Është i nevojshëm intervenimi që kompanitë të mund t’i mbajnë të punësuarit. Qeveria akoma nuk ka dalë me një plan për alarmin tashmë të lëshuar nga sektori i biznesit.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Gjenda me virusin korona ka krijuar tashmë një situatë krejt të re. Kufizimi i njerëzve, mbyllja e tyre nëpër shtëpi, ka ndikuar edhe në problemet e para në ekonominë e vendit. Përderisa brenda këtyre ditëve, qeveria më tepër kujdes u ka kushtuar masave të ndërmarra për kufizimin e lëvizjes së njerëzve që nënkupton parandalimin e përhapjes, tash duket se në sipërfaqe po del edhe një problem tjetër ai ekonomik.

Bizneset tashmë kanë dhënë alarmin për rënien në punën e tyre dhe për një bllokim që ndodh për shkak të gjendjes së përgjithshme me virusin korona. Por, deri më tani akoma nuk ka një masë konkrete nga qeveria për t’iu dalë në ndihmë atyre në kushte krejtësisht të reja dhe të papërballueshme.

Duket se beteja e ardhshme e qeverisë, përveç masave për kufizim do të nxjerrë në plan të parë edhe masat ekonomike, për të cilat kompanitë e ndryshme tashmë e kanë ngritur zërin. Janë me dhjetëra punëtorë në sektorin privat, që tashmë shkaku i uljes së vëllimit të punës rrezikojnë të përballen me dilemat e mbetjes në punë, gjegjësisht marrjes së pagave mujore.

Duket se beteja e ardhshme e qeverisë, përveç masave për kufizim do të nxjerrë në plan të parë edhe masat ekonomike, për të cilat kompanitë e ndryshme tashmë e kanë ngritur zërin. Janë me dhjetëra punëtorë në sektorin privat, që tashmë shkaku i uljes së vëllimit të punës rrezikojnë të përballen me dilemat e mbetjes në punë, gjegjësisht marrjes së pagave mujore.

“Nevojitet injeksion financiar në sektron real. Nëse buxheti ka mjete në rregull, në qoftë se jo duhet të sigurohen nga të gjitha burimet e mundshme, duhet të ulemi dhe të bisedojmë si do të shpërndahet barra që të mund ta tejkalojmë këtë gjendje”, thotë Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike.

Sipas Odës, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Fondet Evropiane dhe Banka Botërore kanë mjete për qëllime të këtilla, pra qeveria të sigurojë gjithçka që mundet në këtë drejtim. Vlera e ndihmës financiare që ekonomia e pret nga shteti do të varet nga masat që do të vendosë t’i marrë qeveria.

Ndryshe, dënimet për mosrespektimin e rekomandimeve të Qeverisë do të variojnë deri në 5000 euro ose një vit burg. Kjo siç bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të vlejë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, por po ashtu edhe për restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare, nëse nuk i mbajnë të mbyllura objektet e tyre, për sa kohë që qeveria u ka bërë ndalesë. Përveç Inspektoratit të Tregut, ministri inkurajoi qytetarët që nëse hasin mos mosrespektim të masave, t’i paraqesin në numrat e telefonit 191,linjë e cila do të jetë në përdorim nga dita e hënë.

Të fundit