E premte, 13 Dhjetor, 2024

Prej Koronavirusit më shumë njerëz do të falimentojnë, se sa do të vdesin!

Nga The Independent

Rreziku ekonomik nga koronavirusi është shumëfish më i madh, se sa rreziku për shëndetin publik.

Sepse virusi ndikon drejtpërsëdrejti në humbjen e vendeve të punës, nëpërmjet detyrimit të punëdhënësit tuaj për të ju deklaruar të tepërt.

Nga ana tjetër mund ta çojë kompaninë tuaj shumë shpejtë në falimentim.

Triliona dollarë janë fshirë nga tregjet financiare botërore vetëm këtë javë dhe ky është vetëm fillimi.

Nëse Presidenti amerikan Trump vazhdon të jetë i pa interesuar për zgjidhjen e problemit, kjo mund të ndikojë dukshëm në shanset e tij për rizgjedhje.

Joe Biden në mënyrë specifike e identifikoi koronavirusin si një dobësi të Trumpit, duke premtuar një qasje të përhershme shumë më efektive për menaxhimin e situatave emergjente dhe drejtimin e vendit.

Koronavirusi deri më sot ka vrarë më shumë se katër mijë e pesëqind njerëz në mbarë botën, por ai do t’i shkaktojë njerëzimit humbje në triliona euro dhe dëme të tjera ekonomike dhe sociale, veçanërisht pasi epidemia krijoi një stuhi të përsosur duke i shkaktuar turbulenca të mëdha bursave botërore, gjegjësisht tregjeve me të mëdha të aksioneve në botë

Madje më shumë se sa lufta për primatin në eksportin e naftës midis Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe përshkallëzimi i sërishem i luftës në Siri, që do të prodhojë migrantë të ri të mundshëm dhe kriza sociale.

Koronavirusi mund të shihet si momenti kur temat që mdërlidhin ekonominë globale, shumë kompani në rritje, mund t’i çojnë në falimentim.

Është po aq i rëndësishëm sa lufta kundër virusit – nëse jo edhe më e rëndësishme – vaksinimi i ekonomive botërore kundër pandemisë së panikut të ardhshëm.

Sepse nga ky panik përfiton vetëm mafia farmaceutike, nëpërmjet shitjes së barnave për të cilat shumë pak njerëz kanë nevojë.

Përkundrazi, vaksina për të cilën sot më së shumti ka nevojë njerëzimi është ajo kundër frikës dhe panikut.

Vuajtjet njerëzore që vijnë në formë të sëmundjes dhe vdekjes nuk mund t’i ndal askush, përveç shkencës, që synon ngadalësim madje edhe mposhtje të plakjes dhe vdekjes.

Por njerëzit që nuk mund t’i paguajnë faturat, janë në rrezik për ta humbur bazën e ekzistencës, madje edhe shtëpitë e tyre.

Në veçanti, bizneset e vogla janë të rrezikuara nga shkëputja e hallkave zinxhirore të furnizimit, që i lënë ato pa produkte, ose pa materiale thelbësore.

Kina është eksportuesi më i madh në botë dhe përgjegjës për një të tretën e prodhimit botëror, kështu që problemi i Kinës është problem i të gjithëve.

Madje problem më i madh se sa lufta tregtare ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Pekinit.

Është shqetësues fakti që qeveritë e botës vazhdojnë ta shohin pandeminë si një krizë shëndetësore, e jo erdhe si krizë ekonomike.

Është koha e fundit që ekonomistët të ndërmarrin iniciativa ekonomike preventive, përpara se të përhapet pandemia e vërtetë.

Është e pamundur të supozohet se Italia nuk do të hyjë në recesion (ekonomia e nëntë më e madhe në botë që tani është e mbyllur).

Është vështirë të imagjinohet që nuk do ta prek Evropën dhe partnerin e saj më të madh tregtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe është e pamundur të vlerësohet se kjo qasje infantile nuk do të sjellë rënie ekonomike globale nëse qeveritë nuk ecin më shpejt dhe me më shumë kurajo, sesa që bënë 12 vjet më parë gjatë krizës së fundit financiare.

Aksionet në bursa janë më të larta kësaj here, sepse duket se ka një përpjekje të Brukselit dhe Washingtonit për t’i koordinuar veprimet për t’u mbrojtur nga sulmet ekspansioniste të Kinës që synon për t’i rrënuar ekonomikisht.

Mirëpo shumë vende të Evropës Perëndimore janë të rrezikuara edhe nga agresiviteti tregtar që Trump e ka miratuar me aq entuziazëm.

Nuk është larg mendsh që Kina më shumë i gëzohet dëmeve ekonomike që do t’ua shkakton të tjerëve, se sa që brengoset për koston ekonomike dhe njerëzore për luftimin e Virusit.

Shumë ekonomist me renome nga Pekini do t’i gëzohen dobësimit të ekonomisë amerikane dhe shpërqendrimit nga luftërat tregtare të Trumpit, që dukeshin se u përshkallëzuan pa masë.

Kinezët si duket e sinkronizuan në mënyrë të përkryer me koronavirusin, shpërthimin e luftës për primat tregtar në eksportin e naftës ndërmjet Rusëve dhe Sauditëve.

Në afat të shkurtër, si Moska ashtu dhe Rijadi mund të pësojnë një rënie prej 30 përqind të çmimeve të naftës brenda natës, por jo edhe biznesi amerikan i gasit.

Mirëpo amerikanët mund të sfidohen rëndë nga shtrenjtimi i prodhimit të naftës, që do të thotë se pjesa më e madhe e sektorit amerikan të naftës thjesht nuk do të ekzistojë më, nëse çmimet e naftës mbeten në nivelet më të ulëta historike.

Sepse falimentimi prodhon humbje të vendeve të punës dhe ndoshta edhe recesione të nivelit shtetëror.

Dhe ky është problem shumë më i madh, sesa koronavirusi.

Çmimet e ulëta të naftës mund të çojnë madje edhe në recesion të ekonomisë globale.

Sepse e rrënojnë balancin ekonomik dhe financiar ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Epiqendra e këtij rrënimi ka qenë Siria në dhjetë vitet e fundit.

Pas dekadave të konfliktit në terren, duket se ky konfrontim tani është përshkallëzuar nga një luftë klasike në një konflikt ekonomik.

Superfuqitë ekonomike dhe ushtarake Rusia dhe Kina po përpiqen të çimentojnë vizionin e tyre për një botë shumëpolare.

Në vend që ta lejojnë aleatin e SHBA.-së, Arabinë Saudite të udhëheqë tregjet e naftës përmes kartelit të OPEC, Rusia dhe Kina duan t’i riformulojnë tregjet globale – dhe balancën e fuqisë – në favor të tyre.

Për t’i mbijetuar këtyre ndryshimeve, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët do të duhet të mbrojnë të ardhmen e kompanive të mëdha dhe të vogla dhe të kërkojnë mundësi për të përfituar nga rendi i ri ekonomik botëror, e jo ta mohojnë atë.

Sepse, injorimi i këtyre ndryshimeve do të jetë edhe më i dëmshëm, se sa çdo pandemi e gripit.

Të fundit