E martë, 7 Maj, 2024

Për gratë

Autor: Katerina Topalova

Si grua, në muajin e grave, ndjeva nevojën për të shkruar një ose dy fjalë për statusin gjinor në këtë shoqëri. Para ditës zyrtare, kur me një trëndafil, parfum ose këpucë të reja ju do ti tregoni vëmendje asaj, unë dua të adresoj angazhimin e vërtetë të shoqërisë që gratë të jenë të barabarta.

Nuk është sekret që jetojmë në një botë mashkullore, ku gratë vetëm mbushin disa kuota. Gruaja-udhëheqëse në të njëjtën kohë është edhe nënë përballet me stereotipe të shumta. Pjesa më e madhe e shoqërisë e dënon sepse ajo i përkushtohet karrierës së saj dhe kështu nuk i kushton mjaft kohë familjes së saj, duke gjykuar atë se në të njëjtën kohë ajo nuk mund të ketë edhe karrierë edhe familje të shëndoshë.

Gruaja në pozicionin e parë duhet të qartësojë se ajo do të ndërtojë një mur rreth saj, në mënyrë që mos ta rrëzojnë të gjitha thashethemet që qarkullojnë si plumba.

Për mua është hipokrite lufta e ashtuquajtur për barazi gjinore që e plasojnë burrat. Asnjë udhëheqës politik nuk mund të më bindë se është e vështirë të gjesh gra mjaftueshëm të arsimuara, të zgjuara dhe punëtore që do të japin rezultate të larta. Sa gra janë në krye të komunave? Sa gra janë në krye të ministrive? Kur kemi pasur grua për president? Mbetet një praktikë që ata nuk duan ta ndryshojnë, të kultivojnë një shoqëri që do të dyshojë në cilësitë e grave.

Gruaja në vendin tonë ende perceptohet si e brishtë dhe e butë, dhe kërkohet nga ajo që të jetë një shtëpiake e mirë, nënë e përkushtuar dhe dashnore e pasionuar. Çdo gjë që do të jetë ndryshe nga kjo lehtë mund të kritikohet dhe të ngjitet në shtyllën e turpit.

Te ne ende është e pazakontë nëse një baba përdor pushimin e lehonisë, gatuan, pastron ose kujdeset për fëmijët. Mbështetja e qëndrimeve të tilla e mban gruan larg pozicioneve udhëheqëse dhe nuk i ndihmon asaj që të realizohet. Dhe të mos keqkuptohem, unë nuk mendoj se gratë duhet të kenë fuqi mbi burrat. Por ata duhet të luftojnë për pushtet mbi veten e tyre!

Gruaja në shoqërinë tonë duhet vetë të piqet! Të fillojë të besojë në veten e vetë. Të luftojë! Të investojë në edukimin e saj dhe mos të pajtohet me çfarë do lloj pasiviteti! Asnjë shoqëri nuk duhet të ketë frikë nga një grua me libër! Oprah Uinfri e famshme thotë:

“Nuk ka rëndësi se kush jeni apo nga vjeni. Aftësia për të fituar fillon tek ju gjithmonë! ”Ose citati im i preferuar i Rosen Bar-it:

“Një gjë që të gjitha gratë ende duhet të mësojnë është se askush nuk i jep fuqi! Thjesht ju e merrni! ”

Fatkeqësisht, gratë te ne ende vdesin nga kujdesi i pamjaftueshëm për shëndetin e tyre. Në shumë zona rurale gjatë menstruacioneve ata rrijnë në shtëpi dhe nuk ndjekin mësime sepse familjet e tyre nuk mund të paguajnë për vata ose tampona. Gjinekologët janë kilometra larg nga vendbanimi i tyre. Shembulli i fundit është largimi i gjinekologut nga Shutka ku qindra gra Rome kontrolloheshin.

Është një vendbanim në Shkup. Në kryeqytet. Ne nuk kemi pse të shkojmë më larg. Këtu gratë nuk janë të njëjta nga komuna në komunë dhe aq më pak në zonat urbane dhe rurale. Dhe kjo nuk është një shqetësim për gratë! Dhe kjo nuk është një luftë për statusin e grave. Prandaj që 8 Marsi do të jetë një kohë e lumtur kur do të kuptojmë se lufta për të drejtat e grave është e përbashkët! Sociale!

Gra, jini të fortë dhe të pavarura! Bëhuni shembull për vajzat dhe mbesat tuaja dhe mësoni ata të mos kenë frikë!

Të fundit