E premte, 26 Korrik, 2024

Zuckerberg Europës: Sistemoni rregullat e internet përndryshe do e bëjnë vendet autoritare për ju

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka bërë thirrje Europës që të sistemojë çështje si mesazhet, privatësinë dhe të dhënat në rrjetet sociale, përndryshe rrezikon që të humbasë terren nga rregullat autoritare nga vende si Kina.

Themeluesi miliarder i rrjetit social Facebook pritet të takohet të hënën në Bruksel me anëtarë të Komisionit Europian, por ka e ka bërë këtë deklaratë paraprakisht nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ai tha se kufizimet do i jepnin qytetarëve besim se gjigantët e teknologjisë po ndjekin një sërë rregullash për të cilën kanë rënë dakord të gjithë dhe se përdoruesit e rrjetit social “nuk duan që kompanitë private të marrin vendime sesi të balancohen tema të barazisë shoqërore pa një proces demokratik”.

“Mendoj se përgjegjësia jonë është ndërtimi i një krahu drejtues që është aftë për të zbatuar rregulla, të luftojë ndërhyrjet e jashtme dhe të ketë auditim dhe kontroll të mirë” tha ai, por qeveritë duhet të sigurojnë “më shumë udhëzime dhe rregulla për reklamimet politike apo për llojin e retorikës që duhet lejuar si dhe të vendosë kufirin ndërmjet gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së fjalës”.

“Vlera autoritare”

Ai shtoi: “Kur vjen puna për vendosjen e një kufiri midis lirisë së fjalës dhe sigurisë nuk ka një përgjigje të drejtë… njerëzit kanë nevojë të ndjejnë se ka pasur shumë njerëz që kanë vendosur për këtë sesa një kompani private”.

Zuckerberg pranoi se ndoshta nuk do të pajtohej me çdo rregullore, por se procesi “do të krijonte më shumë besim dhe rregull në internet”.

Ai gjithashtu theksoi se ishte “shumë i shqetësuar” që vende si Kina po rrënjosin “vlera autoritare” për të kufizuar internetin.

“Për të vendosur vlera demokratike dhe të hapura ne duhet të ecim përpara me shpejtësi, përpara se të adoptohen nga shumë vende autoritare”, tha ai. “Një vend ku njerëzit mund të ndajnë dhe të informojnë komunitetet, ajo është një forcë pozitive”.

Çdo ditë nga një milion llogari të rreme

Duke iu përgjigjur pyetjeve për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA, ai përsëriti deklaratën e tij se Facebook fshin 1 milion llogari në ditë dhe se një skuadër prej 35 mijë personash punojnë për të identifikuar poste me përmbajtje të dëmshme.

Shumica e llogarive keqdashëse nuk janë shtete por “spammers” tha ai, shumica e të cilëve kapen nga inteligjenca artificiale që “vendos se cilat llogari nuk sillen ashtu siç do të sillej një person”.

Shuma që kompania shpenzoi për sigurinë në 2020 është më e madhe se të ardhurat që kompania kë përfituar në vitin 2012, tha Zuckerberg.

Të fundit