Autor: Lorik Idrizi
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë shkallët më të lartë të papunësisë në Ballkanin Perënmdimor, duke i bërë këto vende të jenë larg mesatares së Bashkimit Evropian (BE), tregon analiza e KDP-së duke u bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2018.
Kosova ka papunësi rekorde prej 28.5% te burrat dhe 36.4% te gratë, kurse Maqedonia e Veriut është e dyta me 22.7% të papunë burra dhe 21.8% gra. Sa i përket gjinisë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina kanë dallim më të madh gjinor sa i përket përqindjes së të papunëve, ku dominojnë gratë në krahasim me burrat.
Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindjen më të lartë të të papunëve burra, ndërkohë që në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia gratë përbëjnë pjesën më ët madhe të të papunëve.