E enjte, 12 Shtator, 2024

INTERVISTË, NEBI HOXHA: CIKLET ZGJEDHORE “GODASIN” ZHVILLIMIN EKONOMIK

Në një intervistë ekskluzive për KDP-në, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nebi Hoxha thotë se përudha parazgjedhore, që e nënkupton edhe qeverinë teknike si dhe periudha paszgjedhore, do të ndikojnë negativisht mbi zhvillimet ekonomike. Pavarësisht nga ky fakt, Hoxha thotë se gjithmonë do të jenë të gatshëm të japin mesazhin për ngecjet ekonomike, por edhe për funksionimin normal të institucioneve. Ai gjithashtu në këtë intervistë thekson se ndryshimet ligjore jo gjithmonë miratohen në bashkëpunim me subjektet ekonomike. OEMVP gjatë tërë kohës ka kërkuar nga qeveria që të respektohen projeksionet e tyre, të cilat janë më afër subjekteve ekonomike dhe ndihmojnë që të krijohet një strategji më afatgjate zhvillimi ekonomik.

Pjesë nga intervista në formën e shkruar mund të lexoni në vazhdim, ndërsa në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë në formën multimediale:

Intervistoi: Xhumadije Ibrahimi

KDP:  Tashmë Maqedonia e Veriut ndodhet në një cikël tjetër zgjedhor që e nënkupton periudhën e qeverisë teknike dhe periudhën pas zgjedhjeve të formimit të qeverisë së re. Mendoni se kjo periudhë e gjatë zgjedhore do të ndikojë në ngecje dhe abstenim ekonomik, si te kompanitë ashtu edhe te qytetarët? 

Nebi Hoxha: Në përgjithësi situatat politike ndikojnë negativisht në ekonominë e çdo vendi. Në situatën tonë konkrete për shkak të problemeve të ndryshme në politik, mosintegrimit të vendit në NATO dhe mos fillimi të negociatave me Bashkimin Evropian, erdhëm në një situatë, që paralajmëroi edhe zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme me vete bartin edhe problematika të shumta sa i përket ekonomisë së vendit dhe biznesit në rastin konkret. Në vendin tonë kemi në grumbullim të çështjeve të pazgjidhura. Jemi në prag të anëtarësimit në NATO dhe në prag të fillimit të negociatave me BE. Në një situatë e tillë, kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme do të ngadalësohet edhe më tepër zhvillimi ekonomik. respektivisht realizimin e qëllimeve ekonomike të qeverisë, por edhe të bizneseve në përgjithësi. E dimë se kur kemi zgjedhje parlamentare institucionet edhe ashtu pak të ngadalësuara do të jenë në stagnim. Do të kemi një situatë, kur edhe pas mbarimit të zgjedhjeve do kemi formimin e shumicës parlamentare, formimin e qeverisë së re, prandaj çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik respektivisht investimet kapitale të cilat edhe ashtu nuk ishin në nivel aq të mjaftueshëm dhe të kënaqshme në vendin tonë do të shënojnë ngecje. Nëse do të kishim realizim të mirëfilltë të investimeve të tilla me siguri që edhe benefitet do të ishin të shumta. Pra, një situatë e tillë parazgjedhore dhe post zgjedhore do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit tonë. Ne jemi këtu që gjithmonë të japim mesazhet e duhura, në kohën e duhur, që mos të kemi ngecje të tilla dhe të kemi funksionim sa ma të mirë të institucioneve vendore.

 

KDP: Qeveria aktuale, gjithë fokusin e saj sikur e ka drejtuar kah politika. Mendoni se ekonomia e vendit është lënë anash?

Nebi Hoxha: Gjithsesi atë që e theksova më herët, në fakt ne si Odë ekonomike kemi nënshkruar katër marrëveshje në mes të odave ekonomike dhe qeverisë së RMV. Mendoj që përkundër asaj që ne kemi kërkuar që të gjitha ligjet të jenë në favor të biznesit në praktik nuk shohim ndonjë implementim të mirëfilltë të këtyre kërkesave. Kemi pasur një takim edhe me ministren e qeverisë teknike, Mila Carovskën, e cila tani më është zv. kryeministre për çështje ekonomike, ku theksova në mënyrë decide se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë. Me theks të veçantë u angazhova në implementim praktik të kërkesave që ne kemi parashtruar në periudhën e kaluar dhe kërkesat që do paraqiten në vazhdimësi në periudhën e tashme. E gjithë kjo me qëllim që sa më tepër këto kërkesa të implementohen dhe të arrijmë një qëllim që ne të gjithë e kërkojmë një zhvillim ekonomik dhe jo një rritje ekonomike. Sepse shumë shpesh ngatërrohen termet e zhvillimit ekonomik dhe rritjes ekonomike, të cilat kanë një dallim të veçantë, pasi një rritje ekonomike mund të ketë një efekt afatshkurtër , ndërsa një zhvillim që ne e kërkojmë është ai që e kërkon edhe vendi jonë.

 

KDP. Këto kërkesa që  i keni kërkuar nga Mile Canovska dhe kërkesat tjera sa janë implementuar?

Nebi Hoxha: Në planin ekonomik të Odës Ekonomike, theks të veçantë e kishim rritjen e pagës minimale, zhvillimin e barabartë dhe rajonal. Gjithashtu tatimin progresiv, të cilin ne e përkrahim, mirëpo kishim një reagim për mënyrat e miratimit dhe ndryshimit të ligjit që erdhi papritmas. Ne si biznese kemi paraparë, çështje tjera që janë me rëndësi për vendin tonë, siç është rritja e buxhetit për vendin tonë, lufta kundër ekonomisë gri dhe forma tjera që mund të ndikojnë dukshëm në rritjen e buxhetit të vendit. Prandaj mendoj se çdo ndryshim i ligjit apo çdo kërkesë që parashtrohet duhet në plan të parë të merret në diskutim propozimet e subjekti ekonomik, pra odave ekonomike, të cilat janë direkt të kyçura dhe të cilat direkt ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit.

 

x`

Të fundit