E premte, 4 Tetor, 2024

Osmani flet për bashkëqeverisjen: Gabim historik nëse LDK s’e arrin paktin me VV

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se mos arritja e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të ishte një gabim historik.

Sipas Osmanit, organet e LDK-së duhet të ishin mbledhur menjëherë pas 26 dhjetorit, kur u konstituua kuvendi i Kosovës. “ Këto takime ishin parashikuar për të premten, por për arsye teknike u shtynë ditën e hënë, kjo sepse disa deputetë nuk janë në Kosovë.

Të hënën do të diskutombi rrethanat e reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe ligjvënësve të legjitimuar nga qytetarët. Pasi të dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë ajo. Osmani shtoi ndërkohë se marrëveshja duhet të arrihet. “Nuk mund te them se cili do të jetë qëndrimi i ri.

Por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosje. Si kryesuese e listës së LDK dhe përfaqësuese e votuesve, e kam për detyrë që ta coj vullnetin qytetar deri në fund. Do të këmbëngul deri në fund”, ka shtuar ajo. Zëvendëskryetarja e LDK-së sqaroi se këto ditë nuk ka pasur më takime mes dy partive.

Të fundit