Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.
Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.
Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.