E martë, 18 Shkurt, 2025

TË KRISHTERËT GRUPI MË I MADH FETAR NË BOTË, POR ME RËNIE TË MADHE NË EVROPË

Të krishterët mbeten grupi më i madh fetar në botë, duke përbërë gati një të tretën (31%) e 7.3 miliardë njerëzve të Tokës, thotë një analize demografike e Qendrës Amerikane të Kërkimit PEW, rezultatet e të cilës i përcjell KDP. Por, raporti tregon gjithashtu se numri i të krishterëve në atë që shumë e konsiderojnë zemrën e fesë, kontinentin e Evropës, është në rënie.

Të krishterët patën më së shumti lindje dhe vdekje vitet e fundit, sipas modeleve demografike të PEW. Midis 2010 dhe 2015, rreth 223 milion bebe kanë lindur nëna të krishtera dhe afërsisht 107 milion të krishterë vdiqën – një rritje natyrale prej 116 milion.

 

Por, sipas raportit, në mesin e të krishterëve në Evropë kemi një situatë të kundërt: vdekjet tejkaluan lindjet me afro 6 milion gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Vetëm në Gjermani, kishte rreth 1.4 milion vdekje të krishtera sesa lindje nga 2010 deri në 2015. Kjo rënie natyrore e popullsisë së krishterë të plakur në Evropë ishte unike në krahasim me të krishterët në pjesë të tjera të botës dhe grupe të tjera fetare. Në fakt, myslimanët dhe të joreligjiozët në Evropë pësuan rritje natyrore të popullsisë së tyre me  mbi 2 milion. Ato kishin 1 milion lindje më shumë sesa vdekje gjatë periudhës ndërmjet 2010 dhe 2015.

 

Në nivel global, muslimanët përbëjnë grupin e dytë më të madh fetar, me 1.8 miliardë njerëz, ose 24% të popullsisë së botës, e ndjekur nga “pa” fetarët (16%), hindusët (15%) dhe budistët (7%). Adhuruesit e feve popullore, hebrenjtë dhe anëtarët e feve të tjera përbëjnë pjesë më të vogla të njerëzve të botës.

Muslimanët përjetuan rritjen më të madhe natyrore midis të gjitha grupeve fetare, përfshirë të krishterët. Lindjet e muslimanëve në mes 2010 dhe 2015 tejkaluan vdekjet me 152 milion (213 milion lindje përkundrejt 61 milion vdekje). Në nivel global, të gjitha grupet kryesore kishin më shumë lindje sesa vdekje.

“Jo të gjitha foshnjat do të mbeten në fenë e nënës së tyre, natyrisht. Në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, është mjaft e zakonshme që të rriturit të lënë fenë e tyre të fëmijërisë dhe të kalojnë në një besim tjetër (ose jo besim). Megjithatë, globalisht, efekti i ndërrimit fetar është në hije nga ndikimi i ndryshimeve në pjellori dhe vdekshmëri”, thotë raporti.

Në të vërtetë, ndryshimet e pjellorisë midis grupeve fetare janë një nga faktorët kryesorë prapa prirjeve aktuale të popullsisë dhe do të jenë të rëndësishme për rritjen e ardhshme. Në nivel global, muslimanët kanë shkallën më të lartë të pjellorisë së çdo grupi fetar – një mesatare prej 2.9 fëmijë për grua, shumë më lart se niveli i zëvendësimit (2.1), minimumi që duhet zakonisht për të mbajtur një popullatë të qëndrueshme. Ky avantazh i pjellorisë është një arsye pse myslimanët pritet të barazohen me të krishterët në numër absolut dhe si një pjesë e popullatës globale në dekadat e ardhshme. Të krishterët kanë nivelin e dytë më të lartë të fertilitetit, me 2.6 fëmijë për grua. Lindshmëria hindu dhe hebraike (2.3 secila) janë të dyja nën mesataren globale të 2.4 fëmijëve për grua. Të gjitha grupet e tjera të mëdha fetare kanë nivele pjellorie shumë të ulëta për të mbajtur popullsinë e tyre.

Dallimet në moshë janë gjithashtu të rëndësishme për rritjen e ardhshme. Disa adhurues të grupeve fetare janë kryesisht të rinj, me vitet e tyre kryesore të lindjes së fëmijëve ende përpara tyre, ndërsa anëtarët e grupeve të tjera janë më të moshuar dhe kryesisht kalojnë vitet e tyre të lindjes.

Sipas PEW, myslimanët kanë moshën më të re mesatare (24) nga të gjitha grupet fetare, e cila gjithashtu pritet të kontribuojë në rritjen e tyre të shpejtë. Hindusët (27) janë gjithashtu më të rinj se mosha mesatare e popullsisë së përgjithshme të botës (30), ndërsa mosha mesatare e të krishterëve (30) përputhet me mesataren globale. Të gjitha grupet e tjera janë më të vjetër se mesatarja globale, që është pjesë e arsyes për të cilën pritet të bien pas ritmit të rritjes globale të popullsisë. /KDP

Të fundit