E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Festë shtëpie

“Fytyra e drejtësisë” dje mbrëmë shkoi në shtëpi e shpërfytyruar. Me një xhaketë të gjatë dhe të errët, të ngrejtur sipër syve, me një kapelë të gjerë për të mbuluar kokën dhe duart e mbështjella me një shall të zi për të mos u parë dorët e lidhura me prangje. Katica Janeva kaloi në burg shtëpiak.

Autore: Katerina Topalova

Paraburgimi shtëpiak si masë për të siguruar praninë e të akuzuarit mund të përcaktohet nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se një person i caktuar ka kryer një krim dhe ka kushte për përcaktimin e paraburgimit, me ç’rast gjykata mund të urdhërojë masën e arrestit shtëpiak dhe të urdhërojë atë person që të mos të largohet nga shtëpia për një kohë të caktuar.

Në këtë vend ku jeta domosdoshmërisht duhet të kuptohet si një shfaqje e biznesit, humorit dhe satirës, ​​pres që të zhvillohet një skenar tjetër. Këto ditë KKK dërgon një prift në shtëpinë e prokurores speciale. Për të hapur librin edhe ajo të bëj festë në shtëpinë e saj. Pasi ta caktojnë se kush është i shenjti, mbrojtës i shtëpisë së saj, ajo vetëm mund t’u thotë miqve të saj se kur duhet të shkojnë tek ajo.

Grua si grua, sarma, mish, qifle, sallata ruse, kollaçe … ajo e gjithë ka punë. Edhe të don – ajo nuk do të mund të largohet nga shtëpia nga punët e shtëpisë.

Para se të del agimi, të mundohet të pushoj në mobilje, të flij pak. Nëse mungojnë karrige dhe tavolina, e din ku të kërkojë!

Në festën e madhe ti mirëpresë më të afërmit e saj. Besa, nuk janë pak. Të gjithë mund të vijnë tek ajo. Nga pushteti në opozitë. Për të festuar me Bregën dhe Bijelo Dugmen. Ata të cilët para ca ditëve i gëzuan qytetarët FALAS, le t’i gëzohen edhe ata pak, edhe ashtu të gjithë luajmë sipas të njëjtës muzikë. Le të buçet kënga, le të hahet dhe pihet deri në mëngjes. Mund edhe  fishekzjarret të shpërthejnë! Lavdia nuk duhet të vuajë për ajrin e ndotur!

Mund të vijnë edhe gjyqtarët. Të pirë dhe të disponuar Ruskoska dhe Apelacija më lehtë do ti tejkaljonë keqkuptimet. Një pëllëmbë njerëzish mbetëm në këtë vend, a do të zihemi!

Festa si festë, ju e dini, më tepër flitet për politikë. E këtu Katica do ta ketë pak si ngushtë. Përpara të gjithëve do të duhet të zgjedhë se afër cilës garniturë do të ulet. Nuk do të jetë lehtë pasiqë askush nuk ja kthejti shpinën, të gjithë ju bënë miq. Por kontrata ndërton shtëpi. Një vendim përpara njerëzve, një tjetër për në shtëpi. Përsëri një valle do të luhet.

Është periudha më e mirë e vitit, festa, kremtime, familja në shumicë. Nuk është mirë që njeriu vetë ti kalojë festat në burg.

Çfarë mund ta kthejë Katicën në paraburgim?

Vetëm Facebuku dhe Tviteri. Praktika e deritashme ka treguar që autoritetet në vendin tonë i ndryshojnë vendimet (pavarësisht nga pesha e tyre) vetëm nëse ka reagime tronditëse në rrjetet sociale. Nëse nuk ndalet të bjerë shi dhe nëse ajri jashtëzakonisht ndotet që njerëzit të kthejnë vëmendjen e tyre te grimcat PM10 në Facebook – keq i shkruhet Katicës!

Të fundit