E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

DREJTËSIA NË LABIRINTIN E LOJËRAVE POLITIK

Heroina e dikurshme, Janeva tashmë kalon në anën tjetër të drejtësisë si e dyshuar për përfshirje në rastin ”Zhvatja”. Këshilli i Prokurorëve e ka shkarkuar nga pozicioni i kryeprokurores për shkak të sjelljes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Politika vazhdon lojën me ligjin për Prokuroninë Publike, ndërkohë që analistët dhe reakomandimet e përfaqësuesve europian mbeten konstante për reformim të sistemit të drejtësisë jashtë ndikimeve partiake.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Vendosja e një sistemi të mirëqenë dhe efikas të drejtësisë ka kohë që ka preokupuar skenën publike në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria Speciale Publike ishte një shpresë për qytetarët për vendosjen e drejtësisë dhe për ndëshkimin e keqbërësve të ish pushtetit. Por, afati i funksionimit të kësaj prokurorie është deri më 15 qershor, kur edhe pritet që të gjendet një zgjidhje tjetër institucionale për statusin e saj.

Ligji për Prokurorinë Publike duhet të përcaktojë statusin e PSP-së, ndërkohë që të gjitha rrugët për miratimin e tij çojnë te një marrëveshje politike mes partive më të mëdha të pushtetit dhe opozitës. Pikiërisht, për të dalë nga kjo situatë e pashpresë e prononcimeve partiake, ishte caktuar një takim në nivel liderësh. Ky takim pritej të krijonte një moment tjetër që ligji të kalonte në parlament. Por, si gjithmonë edhe kësaj here partitë politike nuk kanë mbajtur llogari për një proces kaq të rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë, ndërkohë që pas takimit kanë vazhduar me avazin e vjetër të akuzave për obstruksione.

BE KËRKON KONSENSUS

Ky ligj është kërkuar gjatë tërë kohës edhe përfaqësuestë bashkësisë ndërkombëtare në vend, por edhe nga të gjithë aktorët tjerë politik dhe shoqëror, të cilët janë angazhuar për një reformism të sistemit të drejtësisë dhe për zgjidhje institucionale për statusin PSP-së.

Pas dështimit të takimit midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski për një marrëveshje mbi këtë ligj kanë reaguar diplomatët e huaj, ndërsa për ekperëtët e vendit dështimi i takimit tregon se asnjëra nga palët nuk është e gatshme të zbatojë direktivat e BE-së. Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar u ka bërë thirrje partive politike që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike. Sipas tij nuk ka asgjë kontestuese nëse PSP-ja bashkangjitet me Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, Specialja gjatë periudhës së kaluar ka bërë punë të rëndësishme. “Tash për tash nuk është gjetur zgjidhja. Por ne edhe mëtej do të punojmë që të shohim se ç`do të bëhet me lëndët që lidhen me ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Zgjidhja nuk është gjetur, por duhet ta arrijmë. Bëj thirrje tek dy partitë të vazhdojnë me përpjekjet e tyre që të gjejnë konsensus rreth kësaj çështjeje”, ka theksuar Zhbogar.

Qëndrimet diametralisht të kundërta të ekipeve negociuese nga pushteti dhe opozita për ligjin për Prokurori Publike dhe për zgjidhjen e fatit të PSP-së i motivuan organizatat joqeveritare me propozimet e tyre ta nxisin procesin. Sipas Natali Petrovska, përfaqësuese e grupit Bluprint, analizat e tyre tregojnë se është i domosdoshëm pozicionimi i PSP-së së paku në nivel dhe në shkallë të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Me atë që të njëjtat do të përfaqësonin lëndë me tematikë të ngjajshme, por jurisdiksioni do të jetë i vërtetuar mirë dhe i pozicionuar në atë mënyrë që PSP-ja do të përfaqësojë vepra penale, përkatësisht akuza që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku në qendër të vëmendjes do të jenë funksionarë të emëruar, ndërsa prokuroria e rregullt do të përfaqësonte lëndë si deri më tani”, thekson Petrovska.

Për njohësin e çështjeve politike Ilir Luma dështimi i takimit tregon se asnjëra nga palët nuk është e gatshme të zbatojë direktivat e BE-së. ”Palët nuk janë të gatshme të jenë në funksion të kërkesave dhe direktivave që vijnë nga BE dhe nga institucionet tjera të Unionit Evropian, që pikërisht ndërlidhet me ligjin në fjalë që gjithsesi aprovohet dhe duhet të jetë konform të gjitha rregullave që parashohin ligjet që e rregullojnë sistemin juridik të një shteti konform kushtetutës aktuale”, thekson Luma.

Kryeministri Zoran Zaev është i prerë se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të negociatave për arritjen e marrëveshjes midis pozitës dhe opozitës për Ligjin e ri të Prokurorisë Speciale Më 15 shtator përfundon mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”. Prokuroria Publike ka kërkuar nga Prokuroria speciale marrjen e të gjitha lëndëve që kanë qenë nën kompetencat e kësaj prokurorie. Ndërkohë PSP ka marrë shkresë, që tek ta e ka dërguar Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski për transferimin e lëndëve. Nga Prokuroria Speciale Publike kanë konfirmuar se shkresa ka arritur në adresë të tyre. Prokurori Lubomir Joveski ka theskuar se Prokuroria është e gatshme dhe ka kapacitet të veprojë rreth të gjitha lëndëve penale juridike nga PSP dhe se shpreson që procesi do të rrjedhë shpejtë.

FUNDI I NJË KRYPROKUROREJE

Por, paralelisht me procesin politik për sigurimin e suazës ligjore për vazhdimin e PSP-së, është proceduar edhe shkarkimi i kryprokurores Katica Janeva, e cila tashmë gjendet në paraburgim për përfshirjen e saj në rastin ”Zhvatja”. Kuvendi tashmë ka miratuar propozimin që prokurorja speciale Katica Janeva të shkarkohet, ndërkohë që 102 deputetë kanë votuar pro. Vendimit i ka paraprirë debat i ashpër mes pushtetit dhe opozitës. Sipas deputetit Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, Janeva duhej të shkarkohej shumë kohë më parë. Ai ka theksuar se pushteti e ka keqpërdorur Prokurorinë Speciale për të kërcënuar deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe për të mbajtur nën kontroll BDI-në. Ndërsa deputeti i LSDM-së Jovan Mitrevski ka akuzuar VMRO-në se vazhdon të luftojë për të mbrojtur kriminelët partiak dhe Nikolla Gruevskin.

Pas rishikimit të propozimit të Kuvendit, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka vendosur që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të sjelljes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski ka theksuar se vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, mirëpo nga e hëna do të bëhet publike në Gazetën Zyrtare. Kolevski ka theksuar se nuk mundet të emërohet ushtrues detyre shef i Prokurorisë Speciale Publike pasi sipas Ligjit për PSP-në propozimi për emërim bëhet nga Kuvendi.

d
Procesi për shkarkimin e Janevës ka filluar në 5 shtator, kur Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me dyer të mbyllura për publikun njëzëri dhe pa debat arriti në përfundimin që t’i propozoj Kuvendit shkarkimin e Janevës. Vendimi u mor në bazë të raportit nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës për sjellje joprofesionale, të paligjshme dhe joetike.

Paarësisht nga përplasjet, duket se partitë politike kanë arritur që të merren vesh për shkarkimin e Janevës. Funksionimi i mëtejmë i PSP-së mbetet me shumë pikëpyetje. zNuk dihet nëse do të ketë një marrëveshje politike për miratimin e shpejtë të ligjit për Prokurorinë Publike. Në opinion janë hedhur dyshimet se një marrëveshje politike mund të dëgjenerojë në mosndëshkime dhe anashkalim të lëndëve të ngritura nga PSP. Një zgjidhje institucionale mbetet e domosdoshme, por jashtë ” kthetrave” të politikës. Heroina e shkuar Katica Janeva tash është një kaluar. Nuk dihet nëse të njëjtin fat a do ta ketë edhe PSP si institucion në përllogaritjet partiake, të cilat shpesh kalojnë përmes përmes prapaskenave politike të padeshifruara.

Të fundit